Plas lufta, sozinë e Putinit e kap paniku

0

Frika ka kapluar edhe sozinë e Putin, Sobala.

53-vjeçari me banim në Wroclaw, Poloni, pranon se ndihet i tensionuar që kur Putin dha urdhrin për një operacion special ushtarak në Ukrainë. Sobala ka frikë se ukrainasit në qytetin e tij, së bashku me protestuesit e tjerë kundër luftës, do të kthehen kundër dhe do të kërcënojnë sigurinë e tij.

“Para luftës nuk kisha frikë për sigurinë time në rrugë, por tani kur filloi lufta, kur Putin sulmoi Ukrainën, kam pak frikë, sepse në qytetin tonë Wroclaw, ka shumë njerëz nga Ukraina që punojnë dhe jetojnë këtu”, tha ai për Daily Star, i cili ka shtuar: “Ka pasur shumë raste që këta njerëz më kanë thënë se dukem si Putin, dhe tani për shkak të luftës kam pak frikë se këta njerëz mund të jenë të zemëruar ose agresivë kur të më shohin”.

53-vjeçari drejton një kompani transporti dhe nisi të punonte edhe si aktor, që imiton presidentin Putin. Ai përfaqësohet nga Agjencia Lookalikes me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kam punuar si një Putin për tetë vjet dhe gjatë kësaj kohe kam regjistruar shumë video dhe punë të tjera. Ishte një punë e mirë, dhe para të mira për këtë lloj pune, por kjo nuk është puna kryesore që kam”, tha ai.

Slawek dhe bashkëshortja e tij, Dorota, kanë vizituar shumë vende gjatë kohës që ai aktronte si Putin. Ata kanë qenë disa herë në Londër, SHBA, Hong Kong, Macau dhe sigurisht Rusi.

Por opinionet e tij për Vladimir Putin kanë ndryshuar kohët e fundit që kur ai pushtoi Ukrainën.

“Kam pasur shumë respekt për të, por tani mendoj se ky njeri bëri shumë dëm dhe nuk e di sot se si do ta luaj rolin e tij në të ardhmen”, ka përfunduar 53-vjeçari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu