‘Plas’ në Kuvend/ Shehaj-Gjiknurit: Hajdut, more Butrintin! Deputeti i PS: Trego si budallai bëhet i pasur

0

Është shoqëruar me debate të forta fjala e deputetit të Partisë Demokratike Agron Shehaj në Kuvend. Deputeti i PD gjatë fjalës së tij akuzoi qeverinë se i ka dhënë projekte dhe tendera deputetëve dhe ministrave konkretisht ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe ish-ministrtrit Damian Gjiknuri. Shehaj tha se qeveria ka shpallur investitore strategjike ministren Xhaçka duke i dhënë sipas Shehajt bregeditin e Dhërmiut. Në ‘shenjestrën’ e deputetit demokrat ishte dhe ish-ministri Damian Gjiknuri për të cilin tha se ka marrë me koncension përmes personave të tretë Parkun e Butrintit.

Reagimi i deputetit të PS ishte i ashpër teksa iu drejtua me fjalë fyese Shehajt. Ai tha se çështja është në Gjykatën e Tiranës. Ai iu drejtua Shehajt me fjalët budalla teksa e akuzoi për një ndërtim pa leje që sipas Gjiknurit deputeti i PD ka pranë ambasadës holandeze.

DEBATI:

Agron Shehaj: Në këtë parlament miratohen çdo ditë ligje për të pasuruar kryeministrin dhe ministrat. Shikoni rastin e ministres së Jashtme, u mor një vendim për të shpallur ministren investitore strategjike, në fillim ministraj u fsheh pas bashkëshortit e më pas pas kunatës. Kjo qeveri që bëri incventitore strategjike ministren nuk do të votojë për heqjen e amndatit. Pavarësisht votës tuaj kundër ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një qeveri e cila orkestron çdo ditë një aferë. Ka vendosur të marrë Portin e Durrësit për vetë. Siç i dha Dhërmiun Xhakçës, Butrintin Gjiknurit. Mashtrioi qytetërt duke thënë se qëndronte EMAAR por sot del Alabbar. Keni kapur çdo pushtet, nuk i trembeni as drejtësisë, as opozitës dhe as qytetarëve.

Damian Gjiknuri: Unë nuk erdha këtu për të bërë debate. Sa herë idioti i dobëshim. Mos e përdor këtë foltore për të zëvendësuar Gjykatën e Tiranës. Sa herë del ky idioti i dobishëm, mos e zëvendëso këtë foltore për gjykatën e Tiranë, je në gjyq për shpifje. Je rast interesant, se sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi që të jesh i pasur me këtë pamje dhe me ato budalliqe, me ty ngjall besimin si mund të bëhesh i pastër, të kam thënë po qe për ndërtimi shiko ndërtimin tënd të rruga e ambasadës holandeze, se je aty i fshehur. Ik në gjyq dhe më trego sekretin se si një budalla mund të bëhet i pasur. Realisht, për shkak të asaj që ti transmeton. Po qe për ndërtim, shiko atë ndërtimin tënd aty tek rruga e ambasadës holandeze dhe je i fshehur me emër tjetër. Më trego sekretin sesi një budalla mund të bëhet i pasur, pasi do t’u jepje shpresë miliona njerëzve.

Shehaj flet nga vendi pa mikrofon.

Lindita Nikolla: Nuk ka replikë mbi replikë…

Agron Shehaj: Je hajdut që di vetëm të shash. Je i poshtër. Të ka dalë boja, je një copë hajduti. Ti kontrollon drejtësinë bashkë me Ramën. Hajdut. Qepe. Kam punuar, ti nuk e di se ç’do të thotë të punosh.

Damian Gjiknuri: Shko në gjyq.

Agron Shehaj: Ti e kontrollon drejtësinë. Hajdut. Qepe. Kam punuar Damian, por ti nuk e di çfarë është puna…

Lindita Nikolla: E ka fjalën zoti Spaho.

Edmond Spaho: Unë dua qetësi…

Agron Shehaj: Hajdut…Hajdut

Damian Gjiknuri: Shko në gjyq more.

Agron Shehaj: Je një hajdut, ti e kontrollon drejtësinë

Damiani e tha hapur, nuk bëhesh dot i pasur duke punuar, duhet të vjedhësh që të bësh pasuri.

Kam punuar Damian,

Lindita Nikolla: Të lutem, nuk merr dot peng seancën.

Damian Gjiknuri: Ty të kam dhe personazh më kujtohet një batutë, ‘çelësat e kashtës’, Anjshtajni ka thënë një fjalë, gjithësia dhe budallallëku është pa limit dhe kur projektet bëhen në mënyrë idioteske është pa limit. Kur pashë që projekti ishte bërë në mënyrë idioteske, mori vërtetë më shumë kohë. E kam për ata që bënë projektin që kishin bërë që nuk kishte…pra rruga nuk përputhet në një nivel me tjetrin. Kjo është ajo që latë dhe ne jemi të detyruar të paguajmë fatura për shkak të idiotësisë tuaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu