PLAS sherri në Kavajë! I dha paradhënie babait për të blerë banesën, por ai ndërroi jetë para se t’ia shiste, 39 vjeçari i dhunon të birin

0

Një banesë e pashitur ka sjellë një konflikt të gjatë, e pas tij dhunë në qytetin e Kavajës. Ku sipas njoftimit të dhënë nga policia një 39-vjeçar në bashkëpunim me dy shtetas të pa identifikuar dyshohet se ka dhunuar një 49-vjeçar.

Kjo pasi i ka kërkuar banesën e babait të tij të ndjerë ose ti kthejë shumën prej 15 mijë eurosh, të cilën babai i tij dyshohet se ja kishte marrë 39-vjeçarit, me iniciale SH.SH, si paradhënie me qëllim blerjen e banesës.

Policia është duke punuar për identifikimin e personave të përfshirë në ngjarje, si edhe për kapjen e 39-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. Sh., 39 vjeç, banues në Kavajë. Dyshohet se, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, duke ushtruar dhunë, i kanë kërkuar një 49-vjeçari të dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose të kthejë shumën prej 15 000 eurosh, të cilën babai i tij dyshohet se ia kishte marrë shtetasit Sh. Sh., me qëllim blerjen e kësaj banese. Punohet për kapjen dhe identifikimin e këtyre shtetasve.“