Plas sherri në spitalin e Korçës, roja i sigurisë konfliktohet me familjarët dhe infermierët

0

Një incident ka ndodhur para pak minutash në spitalin rajonal të Korçës, ku njëri nga rojet e sigurisë të këtij spitali është konfliktuar fillimisht me një nga familjarët e pacientëve të shtruar në një nga dhomat e urgjences se spitalit, e me pas ka vazhduar konfliktin me një nga infermierët e këtij shërbimi.

Është dashur ndërhyrja e Policisë për të izoluar konfliktin e mëtejshëm, ndërkohë që të dyja palët janë shoqëruar në komisariatin e Korçës, për të dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me këtë konflikt.

Nga ana tjetër, mësohet se roja i sigurisë së shërbimit të urgjencës do i nënshtrohet testit të alkoolit.

Ende nuk ka detaje të mëtejshme për emrat e personave të përfshirë në konflikt, ndërkohë që në vijim priten detaje shtesë mbi këtë ngjarje.