Plas sherri për çadrat dhe shezlongët në plazhin e Durrësit, rrihen mes tyre tre persona

0

Një sherr është regjistruar në plazhin e Durrësit për vendosjen e çadrave she shezlongëve. Sipas nhjoftimit të policisë, shtetasit I. Ç., 52 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve, në bregdet.

Ata akuzohen për veprat penale: “Plagosja e lehtë me dashje”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” dhe “Vetëgjyqësia”

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” dhe “Vetëgjyqësia”, për shtetasit I. Ç., 52 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve, në bregdet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu