TIRANË- Një ditë zgjati oferta “marramendëse” e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Sot, oferta duket se ka mbaruar. Një ditë më parë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njoftoi se, pas orës 19:00 çadrat dhe shezlongët në bregdetin shqiptar do të ishin falas për të gjithë pushuesit të cilët do të zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore.
Postimi i ministres
“Mirëmëngjes nga Himara, ku modeli i plazhit publik me çadra dhe shezllone të reja pa pagesë pas orës 19, bëhet realitet për pushuesit,”- shkruante Kumbaro paraditen e 15 korrikut me anë të një postimi në Instagram.