Plehrat sheshit, një mallkim i plazheve shqiptare

0

Nga Anisa Bahiti

Pamjet që shohim, shoqërojnë përditshmërinë tona të cilët jemi të detyruar të jetojmë me ndotjen dhe me frikën e semundjeve të ndryshme.

Pirgu i masivit të plehrave në të gjithë zonën e Qerretit vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë. Këto mbetje po kthehen në nje bombë ekologjike për banorët dhe ata që zgjedhin të pushojne ketu.

Plehrat që shihen kudo, plehrat në rrugë, plehrat në plazh, plehrat që hidhen nga dritarja, plehrat në trotuar.

Megjithate, disa pushues dhe lokale vazhdojnë t’i hedhin plehrat ku te munden.

Kontejnerë të tejmbushur dhe mbetje në tokë shikon dhe në rrugën që ndan zonën me pisha dhe resortet turistike të zonës.

Ndërkohë në këtë zonë, veç mbetjeve gjenden edhe kanale të hapura të ujërave të zeza. Ka disa ditë që ka pasur derdhje ujërash në det.

Ujerat janë bashkuar dhe me ujëra të zeza, se era të mbyt . Plehrat dhe mbetjet shkaktojnë SËMUNDJE dhe situata është alarmante.

Shqipërisë i duhet një revolucion i tërë në mentalitetin e hedhjes së plehrave dhe mbajtjes pastër të ambjentit të përbashkët” .

Postimi në Facebook

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu