Plumba dhe fishekzjarre edhe në Itali, humb jetën 13-vjeçari

0

13 vjeçari humb jetën tragjikisht në Itali pas të shtënave dhe fishekzjarreve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të vitit 2021 në Itali, ku ka humbur jetën një 13 vjeçar si pasojë e fishekzjarreve.

13 vjeçari mori plagë të rënda në bark dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Në Itali u shënuan edhe të shtëna me armë si shenjë gëzimi për ardhjen e vitit të ri, por rezultuan prekën njerëzit.

Një grua, e cila kishte po festonte vitin e ri te shtëpia e nënës është goditur me plumb ndërkohë që po qëndronte në ballkon në pritje të ndërrimit të viteve. Ajo fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën pasi ambulanca ka arritur në kohë dhe tashmë po kurohet.

Edhe në qytetin e Solofras, u godit një 16 vjeçar nga fishekzjarret dhe rrezikon të humbasë syrin e dorën e djathtë për shkak të plagëve të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu