Po bënte punime në një shtyllë tensioni në Fushë Arrëz, 54-vjeçari rrëzohet dhe përfundon te Trauma

0

Një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ra nga një shtyllë tensioni në Fushë Arrëz.

Rreth orës 12:10, në fshatin Trun, Fushë Arrëz elektriçisti G. K., po bënte disa punime në rrjetin elektrik në një shtyllë të tensionit të ulët.
Gjatë punës aksidentalisht shtylla është rrëzuar dhe 54-vjeçari ka pësuar dëmtime. Elektriçisti është dërguar për mjekim në spitalin e Taumës në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu