Po bënte shëtitje me skaf me familjen, dëmtohet në këmbë e mitura në Velipojë

0

Një vajzë e mitur, 8 vjeçe është plagosur në këmbë tekss ishte duke lundruar e shoqëruar me familjen e saj me një skaf në Velipojë.

Policia thotë se ka bërë shoqërimin e drejtuesit të skafit në polici dhe po punon për sbardhjen e ngjarjes.

Velipojë/Informacion paraprak

Në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj, dyshohet se gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën.

Shtetasja e mitur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu