Po drejtonte autobuzin pa njërën gomë, policia ndalon shoferin shqiptar

0

Policia sllovene ka ndaluar një shofer autobusi nga Kosova i cili ishte duke vozituar mjetin pa një gomë. 32 vjeçari u ndaluar në autostradën Ljublanë-Obrezje dhe i njëjti është dënuar me 400 euro njofton policia sllovene.

Sipas policisë, shoferi shqiptar s’ka qenë në gjendje ta shpjegojë se ku e kishte humbur rrotën e autobusit të tij, shkruan siol.net, transmeton Gazeta Express.

Përpos dënimit për thyerje të ligjit për automjete, ndaj tij është inicuar edhe procedura ligjore dhe gjobë prej 2 mijë eurosh.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu