Po ecte në mes të rrugës nga Elbasani drejt Peqinit, policia ndihmon të moshuarën dhe e dërgon në banesë

0

Kjo e moshuar ecte në këmbë në aksin Elbasan Peqin në fshatin Papër.

Punonjësit e qarkullimit rrugor që patrullonin në këtë aks rrugor janë afruar dhe e kanë pyetur të moshuarën që ecte në mes të rrugës se ku po shkonte; ajo i përgjigjet për në shtëpi.

Menjëherë punonjësit e qarkullimit rrugor i kanë ofruar ndihmë për ta dërguar në banesë në fshatin Paulesh-Peqin.

Këtë aks e moshuara do ta bënte në këmbë pasi nuk kishte gjetur mjet transporti.

Ajo është shëndosh e mirë në banesën e saj.