Në momentin që efektivët po i vendosnin prangat të riut, një vajzë e cila e shoqëronte është konfrontuar me policët, duke mos i lejuar ata që të arrestonin të riun.
Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në Lungomare rë Vlorës, ku është arrestuar një person. Në momentin që efektivët po i vendosnin prangat të riut, një vajzë e cila e shoqëronte është konfrontuar me policët, duke mos i lejuar ata që të arrestonin të riun.
Por kjo përpjekje e saj ka dështuar, pasi policia ka mundur që të vë në pranga të dashurin e saj. Në videon e publikuar nga Abc News shihen dhjetëra njerëz, të cilët nuk po kuptonin atë që po ndodhte.