‘Po i kthejnë ‘nderin’ mbrapsh, nga Çiljeta Xhilaga te Luiza Gega në mbështetje të Erion Veliajt

0

Punonjësit e administratës së Bashkisë Tiranë janë mbledhur pasditen e sotme para Gjykatës së Posaçme aty po mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xooxa dhe 6 biznesmenëve të tjerë.

Por është vënë re se përveç punonjësve të administratës, të pranishëm në tubim kanë qënë edhe artisë të njohur për publikun shqiptarë. Njëra ndër to është edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila ka qënë e pranishme në tubim. Gjithashtu i pranishëm ishte edhe Roland Hysi i grupit muzikor west Side Family.

Gjithashtu në mbështetje të Veliajt ka dalë edhe atletja Luiza Gega, e cila është shpallur edhe si Kampione e Europës në Atletikë. Kjo e fundit në një prononcim për gazetarët u shpreh se beson në pafajësinë e Veliajt dhe vlerëson kontributin e tij në zhvillimin e Tiranës.

Ndërkohë edhe emra të tjerë si Noizy, Albana Osmani, futbolistë, këngëtarë, shoqëri civile dhe mjaft të tjerë të angazhuar në performanca apo projekte të bashkisë Tiranë, kanë dalë në mbrojtje të Veliajt.