Po kësaj rradhe çfarë po ndodh mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber

0

Prej kohësh në media është komentuar gjatë trekëndëshi Selena Gomez- Justin Bieber- Hailey Baldwin.

Pas ndarjes së bujshme nga Selena Gomez, Justin Bieber nisi romancën e re me modelen Hailey Bieber.

Madje, gjërat mes tyre rrodhën aq shpejt, sa ata u fejuan dhe u kurorëzuan me martesë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Justin e tregon gjatë gjithë kohës sa i dashuruar është me Hailey-n dhe të gjithë e kemi kuptuar se ai e ka lënë pas historinë me Selena-n, megithëse për një kohë të gjatë fansat s’mund të mësoheshin me këtë ide.

Madje, ata i shkruanin mesazhe të shumta Hailey-t, duke i thënë të heqë dorë nga Justin e ta lërë këngëtarin të bashkohet me Selena-n.

Pavarësisht të gjithave, duket se Hailey nuk e ka aspak problem të mbështesë publikisht Selena-n. Së fundmi, modelja ka pëlqyer sërish një foto të Selena Gomez për kopertinën e “Elle USA”.

Një pjesë e madhe e fansave shprehen se Hailey po përpiqet të veprojë si e rritur dhe të shuajë çdo “konflikt” mes tyre dhe fansave të tyre.

Disa të tjerë mendojnë se ajo është e fiksuar nga xhelozia dhe e ndjek Selena-n në çdo hap. Megjithatë, mbështetja e vajzave mes njëra-tjetrës është një gjest i bukur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu