Familja ishte nisur nga Roma dhe po udhëtonte për në drejtim të Barit, nga ku do të nisej drejt Shqipërisë për pushimet verore.
Një familje shqiptare me pesë anëtarë është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në Italia. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lacedonia, pranë Puglias. Makina me të cilën udhëtonte familja shqiptare është përplasur në autostradën A16 Napoli – Canosa, në Km. 115,200 në orën 14:00.
Familja ishte nisur nga Roma dhe po udhëtonte për në drejtim të Barit, nga ku do të nisej drejt Shqipërisë për pushimet verore.
Si pasojë e përplasjes, gruaja ka marrë plagë të rënda dhe ka mbetur për disa minuta e bllokuar në makinë. Zjarrfikësja e ka nxjerrë nga mjeti dhe të pestë anëtarët e familjes shqiptare janë nisur me helicopter drejt spitalit të Foggia-s. Ende nuk dihen detaje nga gjendja e tyre shëndetësore.