‘Po luani me qytetarët’/Pampuri: Rritja e pagave të mjekëve, mision i PAMUNDUR

0

Oriola Pampuri:

“Nuk ka një zë në buxhet sa i përket rimbursimit paketës së ilaçeve. Është një paketë shumë e varfër. Nuk flisni për qytetarët që janë kuruar e nuk kanë para pasi janë futur në borxhe. Asnjë parashikim për këtë kategori. Shumë pensionistë me sëmundje kronike nuk mbështeten. Rezulton se janë paguar 6 mln euro nga buxheti i shtetit për shërbime të pakryer e kjo lidhet me checkup e famshëm, që nuk hoqët dorë. Folët për rritjen e pagave të mjekëve, por mbetet një mision i pamundur. Ose hajde e thuaj këtu paga e mjekëve 1 mln -1.5 mln, e mos flisni me përqindje! Se e dinë shumë mirë se sa rriten pagat. Kemi përmendur vetëm një rresht për isht-të përndjekurit. Këtu vini dhe luani teatër dhe kërkoni që të zhvendosni vëmendje. Po luani me bukën e qytetarëve.”- tha Pampuri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu