“Po nuk u bënë rrogat dhe pensionet europiane asnjë nuk kthehet në Shqipëri”/ Rama: Kur erdhëm në detyrë, nuk kishte fare marrëveshje pensionesh

0

Komentuesi: Po nuk u bënë rrogat dhe pensionet europiane asnjë nuk kthehet

Rama: Ka plot që kthehen. E ke parë ti që ju del llogaria më mirë në fund të vitit sidomos kur kursimet andej i investojnë në fshatin e tyre për një fermë për një agroturizëm. Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj sa shkruhet një koment. Se po të jap një shembull konkret: shumëkush thotë dua pension europian por sigurimet shoqërore i ka paguar në Greqi dhe nuk është e mundur nëse nuk mbyllim marrëveshjen e pensionit me Greqinë sic e mbyllëm me Italinë. Por mos harro që kur erdhëm ne në detyrë jo që s’kishte fare nga këto marrëveshje, po Shqipëria skishte fytyrë të ulej si e barabartë me të tjerët.