Po punonte tokën, fermeri shqiptar bën zbulimin historik (Foto)

0

Në fshatin Turan të Tepelenës gjatë punës bujqësore një i ri ka nxjerrë në dritë disa gjetje arkeologjike. Në brendinë e një varri që zë një hapësirë rreth 2 metra katror duken disa mbretje skeleti njerëzore, monedha, enë metali dhe enë në qeramikë.

Ky zbulim, i gjendur rastësisht nga një banor i zonës mund të jetë pararendës i zbulimeve të tjera arkeologjike, vetëm 3.5 kilometra nga larg nga qyteti i Tepelenës, midis fshatrave Veliqot dhe Turan. Ndërsa, në vijim pritet zëri i specialistëve të arkeologjisë për të dokumentuar edhe analizuar rëndësinë e këtyre gjetjeve.

Për zbulimin ka reaguar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se gjetjet arkeologjike lidhen me inventarin e një varri të periudhës helenistike.

“Nëntoka vazhdon të na pasurojë me thesare trashëgimie. Gjatë punimeve me karakter bujqësor në fshatin Turan të Tepelenës janë zbuluar disa gjetje arkeologjike rastësore.

Gjetjet arkeologjike lidhen me inventarin e një varri të periudhes Helenistike dhe përbëhen nga monedha, kandil qeramike si dhe enë ceremoniale prej qeramike. Është radha e studiuesve të thonë fjalën e tyre, për detaje të mëtejshme.

Specialistet e IKTK janë nisur në terren për të realizuar verifikimin në vend të situates, dokumentimin e gjetjeve si dhe transportimin e tyre pranë ambienteve të IKTK. Ky proces do të realizohet në bashkepunim me specialistë të DRTK Gjirokastër.

Njëkohësisht, specialistët do të përgatisin relacionin përkatës, i cili do të kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM). Procedurat e mëtejshme në lidhje me gjetjet do të përcaktohen nga KKTKM”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu