Po punonte tokën me frezë, 45-vjeçarit i dëmtohet këmba, përfundon në spital

0

BERAT– 45-vjeçari L.B., ka përfunduar në spitalin e Beratit pasi është dëmtuar teksa punonte tokën.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Potom, këtë pasdite.

Mjeti i punës e ka prekur në këmbë duke e lënë të plagosur.

Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Skraprarit dhe më pas u çua në Berat për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Tashmë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu