Guardia di finanza dhe policia e Vlorës kanë finalizuar një operacion policor antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme.
InfowebTv mëson se janë sekustruar 600 kg lëndë narkotike e llojit “canabis-sativa” dhe gjithashtu janë arrestuar e tre personave. Policia ka ndërhyrë në momentin kur tre persona nëpërmjet skafeve që po përdornin, po kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike në Gjirin e Arushës, përkatësisht në Karaburun.
Pritet që pas përfundimit të këtij operacioni, policia të dalë në konferencë për mediat.