Po tërhiqte 60 kg kokainë nga kontenieri i ardhur nga Ekuadori, pranga shqiptarit në Itali

0

60 kilogramë kokainë janë zbuluar në një kontenier të ardhur nga Ekuadori në Itali ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar.

Shqiptari 37-vjeç, akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe u dërgua në burgun Marassi në Xhenova.

Në momentin e arrestimit, shtetasi shqiptar posedonte një armë zjarri me 13 fishekë , e cila u konstatua e vjedhur, një radio- transmetues dhe mjete të tjera të përshtatshme për hapjen me forcë të kontenierit.

Po vijojnë hetimet e mëtejshme për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, e cila, po te hidhej në treg, do të kapte vlerën mbi 5 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu