‘Po ti doje nuk do t’i largoje’! Deputeti Sula reagon sërish për ikjen e 1 milion shqiptarëve

0

Postimi i deputetit të PD, Dash Sula:

Po ti doje nuk do ti largoje!
📍Vetëm 10 vitet e fundit Shqipërinë e kanë braktisur mbi 1 milionë shqiptarë. Ndërkohë ikjet nuk ndalen. Cdo vit INSTAT raporton për mijëra të rinj e të reja të cilët lënë familjen e tyre në kërkim të një të ardhme më të sigurt.
E veçanta e viteve të fundit nuk është vetëm fluksi i shpopullimit, por edhe shtresa e shoqërisë që po largohen. Po e braktisin vendin grupmosha më vitale për të punuar dhe më e arsimuar.
Ndonëse pas rënies së komunizmit pati një valë të madhe ikjesh për tu arsimuar jashtë dhe të atyre që nuk kishin një kualifikim apo zanat, në këtë dekadë kanë ikur mjekët, infermierët, farmacistët, ekonomistët, avokatët, policët, elektricistët, hidraulikët etj.
🔴Sigurisht largimi nuk ishte zgjedhja e tyre, por imponimi I politikave të kësaj mazhorance.
Si mund të qëndronte një I sapodiplomuar kur sapo hyn një punë merr një pagë fillestare ndërsa për të jetuar duhet të paguaj një qira të lartë dhe cmime të shtrenjta. Si mund të qëndrojë një mjek, një infermierë një jurist kur me pagën që merr duhet të punojë mbi 60 vite për të blerë një shtëpi për tu strehuar. Si mund të konkurojë një profesionistë një zanatci me një zyrtar të lartë që bën korrupsion apo me grupet kriminale që pastrojnë paratë.
Në një dekadë fal kësaj mazhorance qeveria e shndërroi vendin në një parajsë për korrupsionin dhe bandat që të pastrojnë paratë dhe në një ferr për qytetarët e ndershëm. Ndaj kanë ikur.
Do ikin edhe më shumë sepse qeveria merr 8% dividend për korporatat dhe 15% e 23% taksa për artistët, për ekonomistët, për blogeret për punonjësit e kujdesit social.
Pasi i ka bërë të gjitha këto, pasi I ka detyruar të rrezikojnë jetën në kanalin e Lamanshit, kryeministri do të nis një tur takimi me diasporën. Ti takojë për cfarë? Tu thotë që nuk ju përzura unë por opozita?!
Unë jam shumë i bindur se “genocidi” që ka bërë kjo mazhorancë me më shumë se 1 milionë qytetarë do ti kthehet në boomerang. Këto takime ai po I bën për të testuar nëse arrin ti mashtrojë me propagandë për të marrë një vendim më pas nëse do e zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës apo jo. I sigurt se do i japin atë që meriton!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu