Po transportonin 50 emigrantë ilegalisht, prangosen 3 persona në Tiranë

0

Policia e Tiranës vuri në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 50 emigrantë të paligjshëm, ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.

Procedohen penalisht edhe 50 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Iperacioni i koduar “Tranzit 50”, u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – D. Ll., 24 vjeç, M. B., 30 vjeç, dhe M. Gj., 25 vjeç, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. Sh., 29 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në fshatin Mëzez, në rrugën “7 Nëntori”, kanë konstatuar mjetet me drejtues shtetasit M. GJ. dhe M. B., brenda të cilëve ndodheshin 50 shtetas të huaj.

Sipas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit M. Gj., M. B., D. Ll. dhe D. Sh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, do t’i transportonin 50 emigrantët e paligjshëm nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 50 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 6 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu