Po transportonte 200 kilogramë drogë me makinën zyrtare, arrestohet kryebashkiaku

0

Policia ka arrestuar kryebashkiakun e Nigerit në Nigeri pasi u kap në makinën zyrtare me 200 kg droge.

Kur policia i ndaloi, kryebashkiaku ndodhej me shoferin e tij në automjet. 199 pakot e drogës ishin kamufluar në formë tulle.

Ata u kapën në një kryqëzim në veri të vendit afrikan, në rrugën që shkon drejt pikës tregtare në shkretëtirë Agadez, thanë autoritetet policore.

Droga, po të arrinte destinacionin, do kapte vlerën rreth 8.7 milionë dollarë.

Afrika perëndimore është kthyer në një rrugë të rëndësishme tranziti për drogat e Amerikës latine drejt Evropës.

Në tetor në Senegal u sekuestruan më shumë se dy ton kakainë e pastër nga një anije në portin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu