Po transportonte mbi 2 kg drogë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Greqi

0

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi duke transportuar një kuti kartoni me 5 pako me kanabis me peshë totale 2.55 kilogramë.

Sipas mediave greke bëhet me dije se i riu shqiptar synonte t’ia shiste drogën një personi tjetër i cili arriti t’i shpëtonte arrestimit.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën  e tij u zbuluan dhe sekuestruan rreth 200 gramë kanabis dhe një sasi parash, ndërsa 33-vjeçari ka përfunduar në burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu