Gjatë fjalës së tij para protestuesve të cilët janë mbledhur përballë kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes drastike të çmimeve, aktivisti Ervin Goci bëri thirrje që të bllokohej çdo centimetër i vendit. Ai gjithashtu kërkoi që të kishte një dorëheqje të ministrave të linjës.
Goci: Përgjysmimi i urbanëve është masë kriminale. Unë sot doja të thoja diçka që po anashkalohet. Unë nuk flas në të ardhme, flas për këtë që po ndodh, ne prej disa muajsh kemi marrë pasoja nga rritja e çmimeve. Unë dal në protestë për të kërkuar përgjegjësi. Unë kërkoj dorëheqjen e ministres së energjetikës apo ministrive të linjës, sepse unë dëmin e kam marrë në çdo sekondë, unë jam duke i dhënë para oligarkëve. Zgjidhja është bllokim total në çdo centimetër të Shqipërisë, të gjithë që preken direkt apo indirekt të bllokojnë çdo centimetër të territorit, duhet ndryshuar çdo sektor ekonomik’.