Një ngjarje me armë të ftohtë ka ndodhur sot në dalje të qytetit të Pogradecit, në afërsi të një dyqani. Burime policore bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur me thikë. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.