Pogradec/ Shpallet në kërkim 18-vjeçari pasi shkatërroi stolat dhe xhamin e stacionit të autobusit

0

Shpallet në kërkim nga Policia e Pogradecit 18 vjeçari me iniciale R.K, banues në fshatin Hudënisht pasi dëmtoi dëmtoi stolat dhe xhamin në stacionin e autobusit të linjës Pogradec-Prrenjas

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas duke dëmtuar stolat në stacionin e autobusit, në fshatin Memëlisht, Pogradec, ju sqarojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasit R. K., 18 vjeç, banues në fshatin në fshatin Hudënisht, Pogradec. Nga verifikimet e kryera rezulton se, ky shtetas më datë 01.01.2023, ka dëmtuar stolat dhe xhamin e stacionit të autobusit të linjës Pogradec-Prrenjas.

Strukturat e mësipërme referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim 18-vjeçarin R. K., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu