Policia arreston shqiptarin dhe italianin brenda në servis. Shkatërronin makinat e vjedhura dhe pjesët….

0

Policia e Shtetit italian ka vënë në prangat një shqiptar dhe një vendas, pasi akuzohen për vjedhje të makinave, prerjen e tyre dhe më pas i shisnin.

Mediat fqinje shkruajnë se të arrestuarit janë 58-vjeçari italian me iniciale G.P., dhe 39-vjeçari shqiptar me iniciale D.R.

Në momentin që policia shkoi në servilin e tyre ata ishin duke punuar, durt i kishin me graso dhe ishin të veshur me rroba pune. Ata u shtangën nga prezenca e autoriteteve.

Mësohet se servili ishte i ndarë në dy pjesë ku në një anë aishte ajo që punohej dhe i prezantohej klientëve, ndërsa nga ana tjetër ishte pjesë që përdorej për prerjen e automjeteve që më pas copat e tyre i nxirrnin në treg.

Në zonën e rezervuar për prerjen e makinave të vjedhura policët zbuluan tre makina, të gjitha rezultuan të vjedhura dhe të dëmtuara totalisht.

Njëra nga makinat e gjetura kishte pjesën e përparme, rrotat dhe sediljet e hequra, ndërsa dy makinat e tjera ishin larguar që aty.

Menjëherë policia sekuestroi kaçavida, pajise që përdoreshin për prerjen e makinave si dhe arrestoi dy personat në vendngjarje.

Ata akuzohen për “pastrim parash”, si dhe “çmontim automjetesh të vjedhura”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu