Policia thotë se ka zbuluar një grup në WhatsApp me mbi 500 anëtarë që njoftonin njëri-tjetrin për praninë e radarëve dhe pikave të kontrolleve në akset rrugore.
Grupi është zbuluar nga seksioni për Krimin Ekonomiko-Financiar në Policinë e Tiranës, ndërsa janë proceduar tre djemtë të cilët ishin administratorë.
Ata u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Grupi kishte emrin “Radari” dhe ishte hapur e funksiononte prej gati dy vitesh. Ndërsa numri i anëtarëve kishte shkuar më shumë se 500, ata njoftonin njëri-tjetrin për praninë e radarëve duke shmangur kështu gjobat e policisë rrugore.