Policia del me versionin zyrtar. Ky është i dyshuari për vrasjen e efektivit të policisë në Lezhë, i dënuar më parë për kultivim narkotikësh (EMRI)

0

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë në Lezhë ku është qëlluar për vdekje një oficer i policisë Saimir Hoxha.

Aldo Rama, 21 vjeç, dyshohet se ka qëlluar duke e lënë të vdekur në krye të detyrës pasi 44-vjeçari efektiv policie po bënte kontrolle për kanabisin që kultivohej nga grupe kriminale në Lezhë.

Informacione bëjnë me dije se Ado Rama është person problematik, i dënuar më parë për kultivim narkotikësh. Fotoja e autorit të dyshuar i janë shpërndarë të gjithë strukturave të policisë e cila po kontrollon të gjithë zonën.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu