Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar disa raste që kanë çuar në arrestime dhe procedime penale.
-
Dhunë në familje – Në Librazhd, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 47 vjeç, pasi goditi me send të fortë bashkëshorten e tij.
-
Narkotikë – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal ndaj:
-
D. P., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi e vogël kanabis;
-
F. Xh., 31 vjeç, banues në Cërrik, pasi iu gjet një sasi e vogël kokaine;
-
N. A., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën sasi të vogla kanabisi.
-
-
Aksident rrugor – Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. V., 71 vjeç, i cili në vendin e quajtur “Valas” u përplas me automjetin që drejtohej nga M. C., 29 vjeç. Nga aksidenti u dëmtuan të dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë në automjetin e 29-vjeçarit, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
Tentativë shmangie kontrolli policor – Më 27.09.2025, në aksin “Bradashesh-Elbasan”, shërbimet e Qarkullimit Rrugor konstatuan një automjet me xhama të zinj, me drejtues E. M., 37 vjeç, i cili nuk iu bind urdhrit të Policisë për të paraqitur dokumentacionin. Gjatë shoqërimit në Komisariat, 37-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua në spital. Paraprakisht dyshohet se ai ka gëlltitur një sasi lënde narkotike. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë.
Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.





