Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, duke vënë në pranga disa shtetas për vepra të ndryshme penale.
Kapja dhe ndalimi i një 47-vjeçari për dhunë në familje dhe vjedhje Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë arrestuar shtetasin T. Q., 47 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vjedhja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit të kushërirës së saj, ku më pas ka kryer vjedhjen e disa sendeve personale.
Procedim penal ndaj një 57-vjeçari për dhunë në familje Po këto struktura kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasin A. Ç., 57 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Procedime penale në Librazhd për dhunë dhe konflikt fizik Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetasve:
- Sh. B., 48 vjeç, dhe Y. B., 33 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta;
- V. C., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.