Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur sërish forcat RENEA në urën e Mrostarit në Fier. Në bashkëpunim me ta kanë mbërritur dhe efektivët e policisë së qyetetit dhe bashkë ata do të vijojnë operacionin për gjetjen e automjetit të tipit “Golf5” i cili ra në lumin Seman dy ditë më parë.
Drejtues i mjetit ishte 26-vjeçari Mateo Lika, fati i të cilit ende nuk dihet pasi humbi kontaktin me familjen dhe të afërmit mëngjesin e të dielës, ditën e aksidentit.