Zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është vrarë të dielën në veri të Kosovës. Autoritetet e Kosovës e kanë fajësuar Serbinë për vrasjen. Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se Policia e Kosovës ka asgjësuar 10 nga terroristët, një i plagosur dhe një i dorëzuar.
Berisha e dënon aktin terrorist duke iu referuar si përgjegjës grupeve të Beogradit dhe thekson mbështetjen për Policinë e Kosovës.
Berisha: Situata e rënduar shumë në Leposaviq. Policia e Kosovës asgjeson 10 terroristë, njëri plagoset dhe një tjetër dorëzohet.
Edhe njëherë dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën kriminale me grupe terroriste të Beogradit dhe mbështes të gjithë përpjekjen e policisë së Kosovës për vendosjen e ligjit dhe rendit në të gjithë territorin të Republikës.