Nga Andi Kupi
Pas ngjarjes së bujshme që ndodhi në Francë ku një person i armatosur i cili thuhet të jetë prindi i një nxënësi është qëlluar për vdekje nga policia franceze pranë Parisit, pasi dyshohet se i preu kokën me thikë një mësuesi të shkollës ku mësonte djali i tij. Ai mendohet se e vrau mësuesin e shkollës, pasi ky i fundit e kishte zemëruar teksa u kishte treguar nxënësve karikatura të Profetit Muhamed.
Kjo çoi në tërbimin e një prindi që u përball me mësuesin me një thikë kuzhine, për ti prerë më pas kokën. Krimi i parë ndodhi të premten pranë një shkolle rreth orës 5 pasdite në Conflans-Sainte-Honorine, rreth 25 milje nga qendra e kryeqytetit Francez.
Nga kjo ngjarje policia Franceze ka filluar duke sulmuar muslimanet në xhami. Qindra xhami ne Francë janë bastisur dhe disa janë mbyllur.