Policia gjermane ‘surprizë’ shqiptarit, e kapin brenda ‘shtëpisë së barit’

0

Policia gjermane ka zbuluar një “shtëpi bari” në një ndërtesë me apartamente në qytetin Unna ndërsa për bimët kujdesej një 30-vjeçar shqiptar.

Referuar mediave gjermane ishte një telefonatë që sinjalizoi policinë ndërsa pas kontrollit në këtë banesë, hetuesit gjetën rreth 1000 bimë kanabis dhe pesë kilogramë marijuanë që ishin “korrur”.