Policia greke gjen parcelën “gjigande” me hashash, arrestohet një shqiptar

0

Autoritetet policore të Greqisë kanë zbuluar një plantacion të ri dhe shumë të madh hashashi.

Në një zonë tejet të vështirë malore të Viotisë, punonjësit e policisë së Sigurimit të Kalkidës, lokalizuan një plantacion me mbi 2200 fidanë kanabis.

Gjatë operacionit të punonjësve të policisë që kishin vënë në vëzhgim diskrete zonën, u arrestua një shqiptar, që sipas informacioneve të para dyshohet se kishte shkuar atje për kujdesin e bimëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu