Policia greke njofton goditje ndaj bandave kriminale turke mes rritjes së dhunës

0

Zyrtarët e rendit në Greqi njoftonin arrestimin e 16 individëve dhe konfiskimin e disa armëve si pjesë e një fushate kundër “bandave kriminale turke” që operojnë në vend.

Operacioni i raportuar mbrëmë tregonte shqetësimin e Greqisë për rritjen e influencës së bandave kriminale turke vitet e fundit, dhe bashkë me to të numrit përplasjeve me armë dhe arrestimeve të qytetarëve turkë, të dyshuar se janë anëtarë bandash që largohen nga Turqia prej ndjekjes së autoriteteve atje.

Incidenti i fundit vjen teksa disa ditë më parë në jug të Athinës dy qytetarë turkë u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë në një sulm me armë zjarri.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta por zyrtarët thanë se dyshohet si e lidhur me konfliktet mes bandave.

Ndërsa në qershor një 22-vjeçar u ndalua për vrasjen me armë të një tjetër qytetari turk gjatë një konflikti në qytetin e Pireut.

Zyrtarët thanë se ardhjet e anëtarëve të bandave turke në Greqi shkaktohen nga fushatat e ashpra të policisë atje, duke i detyruar kriminelët të zhvendosen jashtë vendit.

Teksa hetimet vazhdojnë, autoritetet thonë se mbeten vigjilente për rritje të kërcënimeve, shkruan rrjeti Kathemerini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu