Policia heq kamerat e “të fortëve” në Fier dhe Lushnjë, nën hetim disa persona ku mes tyre edhe Kleviol Ahmeti

0

Fieri dhe Lushnja janë dy qytetet e radhës ku grupet kriminale kishin vendosur kamera për të monitorur lëvizjet e policisë dhe të rivalëve të tyre. Policia e Shtetit ka çmontuar 20 kamera në rrugët e qytetit të Fierit dhe Lushnjes, të vendosura nga grupe kriminale me qëllim sigurimin e informacioneve si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë. Sipas njoftimit të policisë 5 persona jane nen hetim, mes te cileve dhe Kleviol Ahmeti, i njohur per policine e Lushnjes si i perfshire ne aktivitete kriminale ne fushen e narkotikeve. Vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar dhe proceduar personat e tjerë që kanë vendosur kamerat, si dhe për të zbardhur qëllimin e vërtetë të vendosjes së tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu