Mjeku i Spitalit të Traumës Fitim Marku është shoqëruar në Komisariat me akuzën e korrupsionit.
Paraprakisht raportohet se mjeku që punon te skaneri i spitalit ka marrë të paktën 200 euro rryshfet.
Dyshohet se edhe një mjek tjetër është i përfshirë në një skemë korruptive, ndërsa hetuesit dhe efektivë të policisë ndodhen brenda ambienteve të spitalit.
Operacioni i Policisë së Tiranës është zhvilluar njëkohësisht me një tjetër operacion të ngjashëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku raportohet se janë arrestuar tre punonjës për korrupsion.