Policia jep detaje nga aksidenti i rëndë i ambulancës. Pacientja humbi jetën, infermieri dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë. Emrat

0

Përplasje fatale në rrugën e Rinasit. Humb jetën pacientja, plagosen rëndë infermieri dhe dy të tjerë.

Anila Bërdaku, 42 vjeçe, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme teksa transportohej me ambulancën e Krujës drejt kryeqytetit.

Ambulanca u përplas me një mjet tip Golf 5.

Për pasojë ka humbur jetën pacientja në ambulancë Anila Bërdaku dhe janë plagosur rëndë infermieri me inicialet A.B., 30 vjeç, M.B., 32 vjeçe, e cila ndodhej ne ambulancë, si edhe shtetasi me inicialet Y.G., 22 vjeç. pasagjer në Golf 5.

Njoftimi i policise

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu