Policia e Elbasanit ka dhënë versionin zyrtar të aksidentit me vdekje të së mooshuarës një ditë më parë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, në vendin e quajtur “Orti”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Refije Asllani A., 88 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila për pasojë, ka humbur jetën.
Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.