Policia jep detaje për aksidentin në Peqin. Në mjet ndodhej nëna me dy vajza

0

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bishqem.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Vajza 8 vjeçe ndodhej në makinën tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit, ndërkohë që makina tjetër është me targa shqiptare.

Të plagosur kanë mbetur edhe 6 persona të tjerë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit që solli vdekjen e të miturës.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasja Trendelina Behari, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Agron Hasa, banues në Kavajë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një shtetase e mitur 8 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen Trendelina Behari

Gjithashtu, janë dëmtuar shtetasja Trendelina Behari dhe vajza e saj 11 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, edhe shtetasi Agron Hasa dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.