Policia jep detaje për sulmin me armë ndaj efektivëve në Tiranë: Personi i armatosur hapi zjarr ndaj forcave ‘Shqiponja’

0

Efektivi i plagosur i forcave Shqiponja është Edlir Alleshi. Mësohet se efektivi tashmë ndodhet në sallën e operimit.

Ndërkohë që dyshohet se efektivi është qëlluar me dy plumba në bark. Plagosja ka ndodhur teksa efektivi po ndiqte një person me precedent penal.

Tiranë/Informacion paraprak

Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.

Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu