Një aksident i rëndë ndodhi sot në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur ‘Kthesat e Murrashit”. Pas përplasjes, një mjet tip ML ra në Shkumbin.
Nga ky aksident mbetën të vdekur në vendin e ngjarjes Elmi Keqa 53 vjec dhe bashkëshortja e tij Elona Keqa 35 vjece dhe u gjend nga polumbarët brenda në mjet Elis Sulmataj 18 vjeç.
Trupi i pajetë i Elmi Keqa u mor nga rryma por u arrit të kapet nga forcat zjarrfikëse. Ndërsa bashkëshortja e tij ka vdekur në breg sapo ka dalë nga uji.
Nga aksidenti u arrit të shpëtohej Elisjado Keqa rreth 8 vjeç djali i çiftit i cili ka dëmtime të ndryshme në trup ddhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Tiranë.
Gjithashtu u arrit të shpëtohet Ambra Halili rreth 20-vjeçe e cila gjithashtu ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital
Elbasan
Më datë 01.02.2022, rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Floq, Librazhd, është përplasur me mjetin tip “Benz”, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin.
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë shtetasit A. H., rreth 20 vjeçe dhe E. K., rreth 10 vjeç, të cilat janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjeksore.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe të punonjësve të Policisë, në kushte shumë të vështira, pas disa orësh u bë e mundur që të nxirren pa jetë nga mjeti që kishte rënë në mes të lumit, shtetasit E. K., 52 vjeç, E. K., 34 vjeçe dhe E. S., 18 vjeç.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.