Policia jep njoftimin: Kushtet që duhet të plotësoni për të udhëtuar jashtë Shqipërisë

0

Policia e Shtetit ka informuar qytetarët për kushtet e lëvizjes jashtë vendit, në varësi të rregulloreve të shteteve pritëse.

Ajo tregon se me cilët vende vazhdon lëvizja lirë, ndërsa njofton se për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë sipas rregullave në fuqi.

Ndërsa me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e tyre.

“Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:

-me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

-me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;

-me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

-me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

-me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

-Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi”, njofton policia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu