Lushnjë- Një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Ballagat të Lushnjes ku Bajame Bali mbeti e plagosur pasi ndaj saj u qëllua me armë zjarri.
Sipas informacioneve asaj i kanë bërë pritë, ndërsa autorët lëviznin më një makinë tip “Volswagen”.
Mësohet se autorët kishin zënë pritë në pyll dhe qëlluan me breshëri ndaj makinës ku udhëtonte nipi i Kastriot Hasallës dhe motra e tij Bajame Bali. Ata, bashkë me dajat, po ktheheshin nga gjyqi për pronat në Lushnje ku mbeti i vrarë Romeo Hasalla dhe u plagosën tre të tjerë.
Policia vendore informon se ‘rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja Bajame Bali, 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve’.
Bajame Bali është motra e Kastriot Hasalllës, i cili vrau Romeo Hasallën për një konflikt pronësie një vit më parë.
Grupi hetimor vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Plagoset pas një prite në pyll gruaja në Lushnje. E plagosura është Bajame Bali, motra e Kastriot Hasalllës, i cili vrau Romeo Hasallën për një konflikt pronësie një vit më parë.
Sipas informacioneve asaj i kanë bërë pritë, ndërsa autorët ishin fshehur në pyll dhe lëviznin më një makinë tip “Volswagen”.
Kastriot Hasalla vrau Romeo Hasallën dhe plagosi 3 të tjerë pas sherrit për tokën në Garunjas.
Në 29 korrik të vitit 2019, vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla kanë vrarë me armë zjarri kushëririn e tyre, Romeo Hasallën, pas një konflikti pronësie. Në momentin e ngjarjes ishin prezentë Shuaip Hasalla së bashku me tre djemtë e tij Emiljanin, Laertin dhe Romeon, ndërsa Kastrioti ishte bashkë me të vëllain dhe djalin. E gjitha nisi nga shkulja e ullinjve që familja e Shaipit kishte mbjellë në tokat që Kastrioti pretendonte se e kishte të vetën. Sapo ka filluar t’i shkulë me zetor kanë qenë Romeo me vëllezërit e tij që janë përleshur me djalin e Kastriotit dhe vëllain. Të gjendur në këto kushte Kastrioti ka nxjerrë armën e gjahut të cilën e kishte në zetor dhe ka qëlluar në drejtim të Romeos, i cili humbi jetën, ndërsa babai dhe vëllezërit u plagosen lehtë. Pas ngjarjes policia arrestoi vëllanë e Kastriotit dhe djalin, ndërsa vetë Kastrioti u vetëdorezua tre ditë më pas.