‘Policia ka marrë urdhër mos të publikojë emrin’/ Berisha për grabitjen në banesën e zyrtares: Eurot i kishte fshehur në dy dyshekë, zotëron smeralde e rubinë

0

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas zbulimit të identitet së zyrtares lidhur me vjedhjen e qindra mijëra euro nga pastruesja Rozeta dhe djali i saj Havier Dobi, ku pronare rezultoi Alda Klosi këshilltare pranë kryeministrisë.

Berisha në ‘Facebook’ shkruan se paratë e grabitura mbaheshin nga zyrtarja në fjalë të fshehura në dy dyshekë dhe së policia ka marrë urdhër që mos të përmendë emrin e këshilltares.

Postimi i plotë:

Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e kryeministrisë! Nënë e bir kishin vjedhur tek zyrtarja e lartë Kryeminstrise qindra mijëra euro.

Policia në komunikatën e saj mban sekret emrin e zyrtares së vjedhur Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit famoz Arben Ahmetaj, tani këshilltare në kryeministri mbasi del problem origjina e parave të vjedhura.

Burime dixhitale nga policia njoftojnë se shuma e gjetur tek nënë e birë është deri tani mbi 540 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë hajdutëve. Sipas këtyre burimeve hajdutët, parat i kanë gjetur të fshehura në dy dyshekë. Ndërkohë policia ka marrë urdhër i prerë të mos përmendet emri i këshilltares së Kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safire flori dhe rubinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu